TEKSTI ORIGJINAL

Të kam kërkuar shumë
Bregdet malë qytet
Ëndrroja figurën tënde
Nuk dija ku të të gjejë.

Imagjinatës bleva një biletë
Pranverën e hershme fluturova
Shkretëtirat oqeanet akullnajat
Askund nuk të gjeta.

Si ylli polar
Papritmas shkëlqeve
Shpërtheu drita e fortë
Në qenien time të kërkuesit.

Koha e përqafon
Rrugëtimin tonë të paërbashkët
Atje ku shqisat e mija janë të pranishme
Krahët do të të sjellin tek unë.

Kur të zbret në botën time reale
Qëndisur me modesti dhe vlerë
Do të të thurrim fortifikatën
Kështjellën e dashurisë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024