Teksti Origjinal

Do më pyesish për rininë e kaluar
Në kazamatet e ndryshme
Sytë e mi të të tregpjnë
Tmerrin e asaj kohe.

Shpirti im ende kjan
Në dritën e hënës
Në mjegullën e dendur
Mund të shoh se si vajton.

Muret e trasha të lagëta
Kundërmonin gjak dhe hienë
Ndëgjohej zëri i fatit
Në largësinë pas derës.

Mëmëdheu im i shtrenjtë
Zhytur në gjak
Marri frymë thellë
Derisa më torturon vetmia.

Kujtoj duartë e tua përkëdhelëse
Që djegin pasionin deri në fund
Fytyra dhe hija
Më rikthejn në shtëpinë time.

tyran j spahiu
vargje poetike III
aristokrati

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019