TEKSTI ORIGJINAL

Ndëgjohet nga largësia
Kënga e kënduar për pasion
Do doja të bashkëngjitem
Shpirti nuk më lejon.

Kujtimet larg lansohen
Në pranverën e ideales
Ëndrrat përcjellin
Kraharori pulson.

Dashurija e saj ngulitet
Në bukuri dhe epsh
Lotët që rrjedhin
Për gjurmët e tij të humbur.

Valëzohet bari i njomë
Në pafundësinë e imagjinatës
Zëri i but i shijon
Derisa dielli shëndrit në errësirë.

Fuqia e këngës humbet
Trishtimi e shoqëron
Mbyllet bukuria e oshëtimës
Larg në kasollën e sopranos.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024