TEKSTI ORIGJINAL

Po, po trungu lotoi dhe gjëmoi,
Atë ditë kur më ai nuk u ulë në të.
Nuk do ta ndalonte vajin dhe gjëmën,
Sikur të mos i premtohej se ai do të ishte,
Njëri nga trupat e palmave të Xhenetit.
Qau një trung pa shpirt, vetëm pse e provoj butësinë e tij,
Edhe pse asnjëherë nuk e dëgjoi,
Asnjëherë nuk e preku dhe asnjëherë nuk e shikoj.
Por zemrat e ngurta edhe pse të gjalla, e refuzuan,
E luftuan, e maltretuan, e luftuan, e dëbuan,
E shanë e e nënçmuan.
Jo pse ai ishte i keq, por vetëm se ai ishte i Dërguar.
Xhelozia në zemrat e tyre të errëta,
Nuk e pranuan këshillën e tij.
Nuk pranuan të dalin në dritë.
Trungu i vdekur lotoi, por njerëzit e gjallë e refuzuan.
Më të vdekura janë ato zemra që nuk e pranojnë të vërtetën,
Se ato trungje që në syrin tonë janë të thara,
E në fakt janë të gjalla sepse iu binden Krijuesit.
Më mirë trung i vdekur e ta mbash Muhamedin përmbi,
Se mbret i kësaj bote kalimtare,
E mohues i fjalës së Zotit e refuzues i pejgamberisë së Muhammedit.
Më i lumtur është ai trung që qau për Muhamedin,
Se ai mohues që mbeti në errësirën e kufrit.
Ne nuk të pamë asnjëherë, nuk të dëgjuam asnjëherë,
Nuk të përqafuam asnjëherë, nuk ndenjëm asnjëherë bashkë,
Nuk erdhëm pas teje në Hixhret, nuk luftuan me ty në Bedër,
Nuk ishim me ty as në Uhud.
Nuk ishim me ty askund kur ti kishe nevojë.
Sa mall kemi për atë kohë.
Nuk e shijuam ëmbëlsinë e fjalëve tua,
As butësinë e duarve tua, as buzëqeshjen tënde,
As fytyrën tënde të ndritur si hëna pesëmbëdhjetëshe nuk e pamë,
Por ne të besuam, pranuam dhe në rrugën tënde vazhduam të ecim.
Ne të duam ty më shumë se gratë tona, fëmijët tonë,
Pasurinë tonë, më shumë se vetveten tonë.
Ne për ty kemi mall ja ResulAllah.
Jemi ushtarët tu, jemi umeti yt, jemi pasuesit tu, jemi me ty ja resulAllah.

18. X .2014

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024