Teksti Origjinal

E zymtë dhe e heshtur
Flokët e shkapërdredhur
Në dorën e majtë cigarja e dredhur
Në djathtën lulja e venitur.

Zëri me ton të ulur
Një dopio tha e lodhur
E zbrazi gotën kokëulur
Në kafenen tek këndi i vendosur.

U ngritë me shpresë të shuar
Këmbët shkonin në formë të padëshiruar
U ndie shumë e tradhtuar
Me djaloshin me flokë të shkurtuar.

Deri në pafundësi e mashtruar
Më foton në xhep të vizatuar
E dehur u ndal para shtëpisë së vjetëruar
Kuptoi se ëndrrat janë rrënuar.

Shkoi në shtëpi e papushuar
Hapi derën e papenguar
U fut në shtratë e vetmuar
E tëra ndodhi siç ishte shkruar.

tyran j spahiu
Vargje Poetike III
‘Mbaji ëndrrat gjallë’

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019