Teksti Origjinal

Emocionet ngulfatin
Fjalët shteren
Ndjenjat zhyten
Në bukuri.

Kam shumë kënaqësi të shkruaj
Për zërin që më përcjell
Gjithmonë ishte pjesë e imja
Tani shumë më shumë.

Gjashtëdhjetë vjet bashkëjetesë
Më Zonjën e Shtëpisë
Nënën time të dashur
Lotët e thata më mbulojnë.

Më uron rrugë të mbarë
Agjërim të lehtë
Më përcjell për në punë
Si një hije.

Papritmas shkurtazi dëgjojë zërin e saj
Jehon si eho
Mendimet heshtur freskohen
Kujtimet për të kaluarën ringjallen.

Edhe pse në moshë
Zëri i saj i njomë
Si zëri i nënave
Mallëngjen kujton dhe do.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020