TEKSTI ORIGJINAL

Derisa dëshira ende noton
Uji luan me të pamëshirshëm
Zjarri flakëron me pasion
Kujton shishen e dashurisë.

Të kujtohen netët pa gjumë
Kur ndienim shijen e afërsësë
Muzika me akordet përcjellte
Rehatin dhe vullnetin e lartë.

Papritmas u largove
Gjurmët u humbën në bardhësi
Pranverën e fortë të diellit
U shkrinë venitën zhdukën.

Kërkova jetën në gota
Endja bulevardeve dhe shesheve
U çrrënjos tërë rinia
Përmbysën idealet e mia.

Gdhenda shkronjat e arta në anije
Të të kujtoj e dashura ime
Kur sinjalet të arrijnë
Të pres buzëdeti në anijen dashuri.

tyran j spahiu
vargje poetike III
mbaje endrrat gjallë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024