TEKSTI ORIGJINAL

Sa pika loti ranë n’atë shtet,
Për ty unë përmallim ndjeva hall,
Jetonim në një qytet,
Dhe rrallë shiheshim, rrall.

Edhe më arriti ky trishtim,
N’lidhje me gjeniun, i lindur n’atë mëngjes,
Qielli i ngrysur pa lejlekë sjell ngushëllim,
Nj’ai qytet tani mbeti pa Fatmirin në mes.

Dhe vjeshta 2013 si mu kujtua sot,
Nga dialogu që patëm ne veç:
“N’tokën e b(.)lashave unë ngela vetëm kot,
O Beni këtu vizionari e ka shumë keq.”

Në ëndërr ka rënë njeri dhe kala,
Saqë dot s’po zgjohen vall?...
Qyteti s’bën dot, të dyt’ë Fatmir Malë, të fala,
Yni at s’pati kë tjetër, përpos ty, hall.

Nëntor 2014, Wuppertal, Gjermani

Arber Shabanaj As

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024