Teksti Origjinal

Koha e padukshme për shqisat tona
Pushon qetë dhe rrëshkjet
Ç ’ ndodhë në kilometra segmente të trurit
Gjumi pushon nuk zgjohet natën.

Dalur jashtë natyrës njeri
Vrapoj në hapësirë
Jam i vetmuar udhëtoj
Mbi oqeanet dhe lartësitë e tokës.

Zëra të quditshme më presin atje
Ngjyrat janë mbitokësore
Shoh lumenjtë rrjedhin poshtë
Jam i lehtë si ajri.

Ç’ është kjo unë fluturoj
Në errësirën e plotë të galaktikës
Ngutem dhe vazhdoj rrugën
Më pret nuk di kush.

Dridhet zëri jehon në këtë botë
Si dhoma e qelqit tërë zbukuron
Shoh njerëzit e harruar që moti
Bisedojmë hapur e shtruar.

Nuk di nga cila derë jam dalë
Më mbulon siguria
Asgjë nuk preki jetë e çuditshme kjo
Ku shkuan shtëpia shkolla ime.

Shohë shumë larg këmbët ecin në ajër
Duart më notojnë
E gjithë kjo aq është e bukur
Gjeta veten në këtë bukuri.

Shputat e mia prekin këmbët e saj
Ftohtë acar fluskat e dëborës
Fus kokën nën mbulojsen e nxehtë
Nuk dua të kthehem në këtë jetë.

tyran j spahiu
vargje poetike III
mbaje endrrat gjallë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019