TEKSTI ORIGJINAL

Era e fortë përplasi dyert
Dëshirat dhe ndjenjat u mbyllën
Në qetësi mundimi fluturon
Në shtëpinë e saj në dhomën e purpurt.

Uritur për ledhatimet e saja
Etur dëshirojë puthjet e zjarrta
Përqafimet e ngrohta dhe fjalët premtuese
Ende tëngëllojnë në hapësirën e foles së dashurisë.

Më merr në krahët e tua
Oreksi i pashuar më përvëlon
Fuqia e pamposhtur të ndien
Dëlirësia e çiltër të dëshiron.

Zonjusha ime art e krijimtarisë
Në ty gërshetohen mundimi dhe gëzimi
Çelësi i kraharorit dhe magjia
Janë të fshehur në buzët e tua.

Jep urdhër dashuria të gjynjëzohet
Si akulli i luginës të shkrihet
Posi nata që na sjell ditën
Toka që kjan për shiun.

Drejto shikjimin në portën e hekurt
Shtriej duart në mëngjesin e pafund
Të ndëgjojmë zërin tënd përzier me tulipanët e kopshtit.
Le të shtresohen dashuria dhe lumturia.

Forca e saj mposht dyert e mbyllura
Me të prekurit lulet lulëzojnë
Epshi i dashurisë ushqen kënaqësinë
Urdhëro të hapet porta e harmonisë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024