TEKSTI ORIGJINAL
Dy yllëza u shkëputën nga rruga e qumshtit
Posi dy fjolla dëbore
Në qetësinë madhështore të natyrës
Zbritën në Marashin stok.
Pastër dëlirë çiltër
Si dy shpirtëra virgjër të pasuruar
Ndezën dritën e ardhmërisë
Në folen e tyre të vogël.
Shtegtojnë ditët dhe muajt
Dritëzat e dritës së syrit
Shëndrisin rrugën e tyre
Veshur me harmoni.
Nën ngjyrat e ylberit
Si në ishullin e vetmuar
Rrugëtojnë këto dy krijesa
Në botën e tyre të patrazuar.
Në bregun e majtë të kënaqësisë
Ku takohen Elifi dhe Shpëtimi
Kështjellën e ndërtuar me shije dhe dashuri
InshaAllah do gëzojnë të dashuritë mi.