TEKSTI ORIGJINAL

Sa e brishte me dukesh sot
si lule maji mes acarit te zi
te shkul me rrenje, ne gji te mbaj
te mbaj ne zemer, larg nga dimri

rri te veshtroj, te perkedhel ngadal
bukuria jote magjepsese me ben te marr
ate qe ndjej, nuk shprehet me fjal
eshte udhetar qe ecen, asnjeher nuk ndal

i zhytur ne boten e mendimeve
me ne fund kuptova ceshte gjithesia
qendron shume larg nga materia e gjalle
je ti, jam une, eshte dashuria

mbi kreshtat e kurores tende te arte
mbi petalet e argjenda, frymezimin e zjarrte
aroma qe leshon, e une e nuhat
me ben te kuptoj, jam ne qiellin e shtat

te mbjell brenda qenies, gjithe pasion
me pushton zemren, shpirtin ma pushton
i zhveshur pa arme, mes parajses qendroj
je gjithcka e bukur, gjithcka qe dashuroj

labirint me shnderrove, ti brenda tij je
enigme, fjalekryq jane gjestet e tua
sdi cfar te shtoj, vec dicka them me bindje
te adhuroj pa fund, pa fund te dua.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024