TEKSTI ORIGJINAL

Lëshojë britmë pas britme
Në lëndinë e pasur dhe të zbrazët
Zëri si shpata e Demokleut jehon
Në largësin e pafund dhe kthehet prapë.

Matan kodrës në kullota
Shtrihet kështjella e qelqtë
Fshehur nga sytë xheloz të botës
Lumturojnë të lumturitë e merituar.

Ngjitem lartë të ndajë gëzimin
Këmbët rrëshkjasin në shkëmbët e rrëpirët
Tentoj orvatem dhe përsëri tentoj
Fuqia e malit kundërshton.

Drejtohem yjeve i përlotur
Thirrjet sulmojnë lartësitë kreshtor
Më dhuroni pakëz nga lumturia
Të shijojë edhe unë at madhështi.

Drama e dyluftimit vazhdon
Rraskaptur dorëzohem malit shkëmbor
Si lëmshi i topit ndalem në moçalishtë
Frymëmarrja vajton kërkon pakëz lumturi të qelqtë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024