Teksti Origjinal

Karrocat e zeza para kështjellës në Versaille
Shplojnë thesarin e mbretit Luigi
Mbledhur në këtë kurorë lavdie
Si në promenadën e vjeshtës mbretërore.

Konti Tamej me suitën i maskuar
Veshur në të bardhë me maskë të zezë
Kujton Shahun në Persinë e lashtë
Sytë shtegtojnë baroneshën kërkojnë.

Jashtë në kopsht muzika e mjellmave
Shfryhen ndjenjat mposhten maniret princërore
Buzëqeshjet ofshamat kënaqësitë magjike
Tingujt e harfës egjiptase kumbojnë si eho.

Portreti Renoir në pianon Steinway
Varur mbi kaminin e fildisht
Gurëzit e çmuar shkëlqejnë si qielli afrikan
Nxjerur nga stomaku i zezë i minierës.

Kopsht ky i madh parajsor Hemingway
Rrethuar me mure të larta dhe kuaj të bardhë
Mrekullia e pamposhtur rrethon mbretërinë
Mbretëron frika nga tërpuni dhe lopatat e urritur.

tyran j spahiu
vargje poetike VI
arist....

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019