TEKSTI ORIGJINAL

Rruga e gjarpërinjtë
Buz lumbardhit së vrullshëm
Vozis si si çmendur
Dehur nga ngjyrat.

Përcjellur nga dielli
Ndalu këtu thash me veti
Si në trans i shokuar
Shtërngova shumëngjyrshin.

Qielli blu më thirri
Eja në veti zotëri i nderuar
Edhe dje ishte kështu
Por tani ti bukurin e zbukurove.

U përkula me kokën në tokë
Ç ’është kjo forcë madhështore
Ngrita sytë kah majet e malit
Ishin ngjitur me qiellin diellor.

U ndjeva si një milingonë
I pafuqishëm në këtë hapësirë
Falenderova Krijuesin e gjithësisë
Furnizuesin e pafund.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024