TEKSTI ORIGJINAL

Në ndërtesën gjigante i vetmuar
Ndëgjohen këmbët zërat kumbojnë
I lodhur nga skamja jetësore
Barra e rëndë vërsul supet.

Loti nuk më mundon nuk e ndiej më
Ka kohë është shterur nuk pikon
Në atë vend besimi gjallëron
Duke pritur të afërmit dashuritë e mi.

Dera jo e kuqyr ka kohë që fton
Kalamajtë ulërimat klithmat britmat
Shpirti i mjeruar lëngon për kujdes
Një gotë ujë një buzëqeshe një mirëmëngjes.

Gjumi me galop ik në largësinë e pa fund
Thërras me zë lartë mos më braktisë
Ditët e gjata pritja më mbërthen
E ndiej errësirën në shpirtin e verbër.

Nesër uh...nesër ndoshta do vijnë
Flokarta dhe zeshkani yjet e mi
Do lëshohen nga oxhaku drejtë prehërit tim
Imagjinojë ngrohtësinë përqafimet të puthurat e zjarrtë.

Numroj yjet kërkoj të më shoqërojnë
Në këtë natë të ndërrimit kalendarik
Lartë në kështjellë trokasin momentet e fundit
Topi me gjyle shpërthen në copëza dymijë e ...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024