TEKSTI ORIGJINAL

Ajri shijon mungesën
Toka oqeanet akullnajat
Më kalimin e kohës
Edhe dielli do shënoj mungesë.

Vallë- ne krijesat e të Madhit
Që jemi aq të brishtë
Një havari tollovi lëkundje
Do reflektoj në mungesën tonë.

Jemi aq të thyeshëm
Ndieshëm dhe paeksploruar
E dijmë pse nuk kuptojmë
Se së shpejti nuk do ekzistojmë.

Mungesa ynë do vërehet shumë
Si cigarja e pirë
Apo shiu pas diellit
Ndoshta bari pas vjeshtës
Ne do jemi të harruar.

Dielli vazhdon të nxeh
Valët e detit bëjnë zhurmën e njejtë
Bukuria e natyrës do përqafon
Vendet dhe varret e dikurshme.


tyran j spahiu
pesë shtylla

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024