TEKSTI ORIGJINAL

Në një ditë si kjo dielli është absolutisht i dehur.
Të bardha, të shkrafanjitura rrezet e tij zgjaten e shkëlqejnë
dhe pemët janë në garë, shtrojnë qilimat vjeshtorë.
Hapësira përkulet si një domixhan,
dollia në asnjë cep nuk ka lagur asgjë,
ngjyra e zjarrtë kapërcen pellgjet që lëshojnë cirkla,
mes kalendarit është kjo datë.

Ka nisur dita...
Vetëm pak çaste pas agimit... Dielli
gudulis kokën e tij të latuar me flashtime vjeshte
në një shtyllë si zjarr mes pemëve,
duke pritur për dikë që ishte duke ardhë
në ditën e tij
të shkumëzuar me dritën e bardhë,
dhe pastaj një dritë e zjarrtë
paqtoi tiktaket e orës së parë
mëngjesi ishte në garë.

Edhe unë u rreshta diellor
për të shpenzuar minutat e mia të memorjes,
banketi në çdo moment grimohej mes trokitjeve
deri në thirrjet përtej gëzimit,
dhe me të tjerët
ndjesia si një xhungël në një natë,
dirrigjonte yjet e shpupurisura në çdo skaj
dita ishte e artë
dhe gotat morën zjarr pastaj...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024