TEKSTI ORIGJINAL

Mëngjeseve ku gdhënjkat e kafesë bëhen hartë
ku shfaqen plasat në filxhan
mbin i bardhë një varg. Po e marr
nga ti këtë varg
të ndezur për t’ua dhënë ditëve të mia të ftohta
një e nga një
mëngjeseve londineze, të shpejta, përgjatë
brendisë së përfjetur.
Ashtu si rrufeja,
plasa,
e zezë, fikse,
shenjë e një shtrëngate mbi Tamiz
që vazhdon të gjurmojë këngët,
në kalkun zanor
prej smalti të lëngët,
e hap një shteg ku shfaqesh ti. Dhe lëngu
që godet pa valë
pushon për një moment,
pushon dhe ribëhet vetvetiu zjarr,
kur ty të sjell nëpër mend,
kur ty të kam pranë.
Po e marr bashkë me ty këtë filxhan,
për të dubluar puthjet e mëngjeseve,
e sa herë që buzët do të bëhen valë,
do t’i gudulis ngadalë deri lart,
derisa plasa të mbarojë
veprën e saj të re të mozaikut art.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024