TEKSTI ORIGJINAL

Kërkova një puthje nga brumi i puthjeve,
këtë mëngjes mbeta peng i buzëve,
një grimë energjie shendi,
pjesa ovale u tkurr,
vajti e u ngujua në kokë shpendi.
Nga turfullimi u zgjua i përfjeturi korb,
i miri,
iu ngulën thonjtë në mish të fortë,
pendëçartur,
dhe buzët ia nisën këngën e heshtjes,
puthje të moçme të bukura.
Himeni i mendimit përtac,
tentoi të ndizte flakë,
durimin tonë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024