Teksti Origjinal

AKULLORE 1

Këtë herë edhe Dielli lexohet ndryshe,
dhe gishtat që zgjaten si stalagmite,
dhe goja që ngarend marrëzisht si lajmëtare e shkrirjes,
dhe muskujt skaj fundit të errësirës,
në butësinë e latuar ngado,
me maja të rrahur kremi,
i lëpijnë buzët në prag të kësaj stine.
Ti e dashur pranë meje krejt e hutuar
kam përshtypjen se hyn në botën tjetër
m’i vjell me sy poezitë,
më vjedh me sy edhe mua
e unë në këtë stinë nga lëpirja i përhumbur
e unë në këtë kohë kur e marr veten me të mirë
mundohem të të them: “Sa të dua!”
Ama meqë jam një qirasës i përsosur
i sigurt se nuk më shkon për dore
dal nga vargjet e poezisë i trullosur
i shkrirë dhe i lëpirë si akullore.

AKULLORE 2

Lëngu është jashtë trupit,
mendja rrjedh në ikjen e purpurt të vizionit,
por trupi lëngon,
rrëshqet kah ikjes nga barra e realitetit
trupi lëngon. Ikja bëhet e shijshme
lëshoje atë ikje të lehtë,
atë ikje,
që e bën diellin të lëngojë
dhe ndihjen të malluar,
të pajtuar në ty
që më lexon në sy.
Shpirti është jashtë trupit
mendja është strukur në tretjen e ikur të vizionit
por trupi pret e përcjell lëngun e realitetit.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019