TEKSTI ORIGJINAL

Retë ikën,
edhe shiu.
Koshat u mbushën me çadra të thyera,
çadraxhinjtë hapin dritaret
përshëndesin me pinca në duar,
ndjej të më afrohesh më afër
kërkon çadër tjetër për të pushuar.
Tashti retë kanë zbritur në sy,
janë bërë të njerëzishëm
i ndjejmë ngapak të dy,
deri në stacionin tjetër,
ku struken në poezi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024