TEKSTI ORIGJINAL

Një harpë vetëtime i tjerr
notat, e çjerr një muzikë të lashtë prej lumi
fraq të ftohur. Si një pentagram
ku varen harabelat e yshtur
më zgjon kahëndrrave informacionin,
e muzika mbështillet si një kapotë me pluhur
ndërkohë që dhëmbët e shkulur të reve,
bien një nga një si gjethe të zverdhur.

Është dita e shtatë, e shtatë sinfonive,
në Southbank jam si i dehur.

Sibelius na la në memorje shtatë sinfonitë,
ëndrrat e tij vinin nga një violinist,
përjetohen sot me një monument në Helsinki,
të shtata një ëndërr në dritë.

Se në Mesopotaminë e lashtë u ëndërrua java shtatë ditë,
me një qëllim të ndjenim muzikalitetin përditësisht,
vetë ëndrrat tona, risitë,
të lindnim me muzikë.

Vetë Zoti na e dha këtë ëndërr dhuratë,
Dielli, Hëna, Marsi, Mërkuri, Jupiteri, Venusi dhe Saturni,
që rrotullohen rreth Tokës ditë e natë,
ishin vetë ato shtatë,
që u betuan në Romën e lashtë,
që të na zgjonin me muzikë të artë.

E arta e muzikës është atje mes sinfonisë,
që ushqen ëndrrat e një koncerti të madh violinist,
ngre peshë këtë statujë me mish të ngrirë,
të hutuar të shtatë ditët marëzisht,
se në mendjen e tij ka mbirë,
ëndrra e muzikës përjetësisht.

Këtu violina luan zemrën time,
një harpë vetëtime e ndez,
botën, sjell një muzikë të lashtë fryme
të ngrohtë. Si një valle pambarim
ku ngasin pafundësitë,
na shpie kalendarëve që zënë fillin
e unë dhe ju zgjohemi dhe biem me muzikë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024