TEKSTI ORIGJINAL

Ç’është me detet tona! I lag dhe të lagin
dhe s’i lëshon nga sytë e trupi. Dallgët dhe rëra,
baticat dhe zbaticat, kripa dhe jodi,
stuhitë dhe drita e diellit,
shkrihen në një… bëhen pika loti.
Në moshën time kur çdo gjë më merrte për dore,
detet e mia lageshin ëndrrave,
transferonin dallgë të panjohura,
ndoshta ngaqë unë nuk i dija vetitë e tyre,
kur zhvishnin nudo guackat me ngjyra të ndryshme,
në minifunde,
miniqiejt asimetrikë dhe yjet,
kur krihnin dhe përkundin hënën mes shtatëzanive të reve,
që lindnin me shumicë për hir të normave
ku morali bubullinte për moralin
dhe vetë ishte i palarë në ujin e dy deteve.
Në kohën tjetër,
atë kur të lëshojnë të gjithë nga dora,
detet i pashë të pushtoheshin nga sorrat,
që zëvendësonin turnin e gjatë të larjeve
të moralit pa moral,
në një sfidë gjysëmfytyrë të valëve,
me një gjysëm tjetër të fryrë,
stogjeve të guackave
që vetëm ndërruan ngjyrë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024