TEKSTI ORIGJINAL

Sedefin e dritës në të ikur të saj
ma flashtën turistët që grimonin. Grinuiç
ke mprehur shpatën të ndash,
kasketën bezhë me një pelerinë,
siç ndahet dita me natën,
duart ia zgjat tutje në majë (pa)anësisë,
së grimuar më dysh,
unë shoh veç Meridian,
një mesë të hollë mes fletëve,
ku krihet gështenja e lashtë e vetëmbirë,
mbi një truall të shkundur nga çizmet e historisë.
Rrokoprapthi mes fletëve diç dihas,
deri në buzë të detit tret hojet gri,
duke mbathur trokthet e kuajve,
pikëluar me grimca yjesh, astrologji,
paloset nën dosjet e të huajve,
sidina e heshtjes kushedi,
palitur në luginat e lotëve.
Lëkurën e ndarjes përshfaq të butë,
në skedën me dhe kampion nga Toka
konturi i bukur, fjala e urtë,
dy grimca që mbijnë nga koka,
ku prodhon më shumë se një fabrikë,
ndarjet që nisën nga modele të tilla,
një palë në errësirë, një palë në dritë,
kjo është e vërteta, atje është më e mira.
Dhe zemrat ndjejnë gricje dhe tretje
ankthi vetëzbrazet i ndarë,
buzët përthahen ndjehet vetëm etje,
në bri një xham i kristaltë,
pas tij pihet turistshe deri në dehje,
ngrihen gotat me gjithë yrysh,
se vizituan Meridianin që na ndan më dysh.
Çapiten pamjet nën avuj pas qelqit,
zbrazin çmimin e fshehur pas fotografive,
ky është qejfi i turistit, aspak i Tjetrit,
përhumbja e tretshme mes simetrive,
në cakun e kristalit që ngrihet matanë,
zhvishen nudo yjet e observatorit,
dukja e qetë e ndjesisë, mes flladit
zdrip i syve të alarmuara të shtratit.
Pastaj një qese rresh të nxirra,
tret me forcë dehjet e prushta,
xhepat shkunden, skuqen fytyrat,
arratiset mendja nga e ngushta. Meridian
të pashë në sy dhe ti më zgjove,
format e ngritura të ndasisë,
veshur me petkun e zdripit të jetës
që lindi mes asimetrisë.

Grinuiç, Tetor 2014.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024