TEKSTI ORIGJINAL

Kërkoj një pjesë në pjesën tënde,
pjesërisht e përpjesëtuar,
në sekonda, minuta, ditë…

Hap fletët e tua të bardha,
ndjej heshtje, lëvizje, pritje të gjata,
dhe koka fryhet si në balada.

Poshtë aritmetikës së gishtave,
qëndrojnë syprinat e bishtave,
dhe tymi i cigareve në hatlla,
mundohet të skicojë hartat…

Mes ditëve të tua si furtuna,
e dashur javë ka pakëz dritë,
kur mes nesh hyn e shtuna,
harrojmë këtë aritmetikë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024