TEKSTI ORIGJINAL

Era qaset, sikur ka diçka për të më thënë,
e ngrohtë me mua deri në qelizën e fundit
zbret nga larg si një e shtënë,
në astarin e xhaketës si një pikël e pluhurit,
unë kam ndjenjë ndoshta është më shumë se epsh,
nuk po e them se nuk është dashuria,
diçka po ndodh midis nesh,
apo një mesazh nga lart i zgjon të dyja?

Por ajo është edhe më e lehtë se era,
që kur jemi bashkë në çdo stinë,
megjithatë unë dëgjoj që hyn e del nga dera,
pëshpirtje dheamë, praktikisht pa britmë.

Era jote është e lehtë, por shumë e ndjeshme
udhëzim i pastër për mua nëpër të gjitha tekstet,
është erë e dheut tim, ‘erë e rëndë?’,
ajo udhëheq rrugën e mbarë, kurrë rrugën e djeshme,
kështu mesazhi i saj tingëllon si një këngë,
kur ju e dëgjoni nga afër do të ndjeni melodinë,
dëshiroj të keni hapur sytë si janë sytë e mi,
por unë ende jam në lemeri,
sepse ende erën e vërtetë s’e njoh,
ndoshta prej asaj që unë nuk mund ta shoh.

Kështu që unë e ndjek erën,
të gjitha mënyrat e saj deri në fund,
kur është koha për t’ia mbyllur derën,
fluturoj me krahë se fillon era që më shkund.

Tani ajo është vetëm një fllad i butë,
duke u bërë më e lehtë si një frymë
i hap sytë e mi dhe nuk i ngas me ngut
shkëlqejnë si një yll i rilindur mbi lëndinë
kam këtë shans të kem pranë erën e vërtetë
e kam një arsye që e mbaj mbi shpinë,
nëse i them jo pëshpëritjes së erës,
mund të lë një shans të ardhur në prag të derës.

Kur ika e kisha lënë në Krastë,
atje lart në majë të kodrës,
e kisha humbur, kisha bërë mëkat,
tani e kam pas meje në çdo cep të Londrës,
erën e tokës sime, mesazhin e saj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024