TEKSTI ORIGJINAL

Me shiko ne sy nje here
dimrin ti, ma bej pranvere
ma premto me dashuri
bashke te jemi pergjithnji

thuaj fjalet qe me pelqen te degjoj
sa te jete jeta te dashuroj
te dua shume o shpirti im
kete unaze mbaje kujtim

mos ke frik kur pran sme ke
mos harro se ne gisht me vure
ti je drita e syve te mi
jam i verber une pa ty

me kot flas une kur po flet zemra
e bukur jeta, e bukur endrra
se vete perendia na urdheron
ata qe duhen, unaza i bashkon

se dashuria asnjeher nuk vdes
do e kurozojme me martes
me kenge e valle do te festojme
jane shpirtrat tane qe dashurojne.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024