TEKSTI ORIGJINAL

Është vend i bukur
Thojnë të magjeps
Tërheq me tërë forcën
Vërtetë është e tërë kjo.

Dushmani zullumqar shkatërroj
Nuk ka ndjenja dhe asgjësoj
Uzurpon tremb dhe dikton
Vërtetë është e tërë kjo.

Lindi arbanasi lindi ushtari
Trembet dushmani dridhet mali
Kush janë këta djelmosha të ri
Vërtetë është e tërë kjo.

Ushtari rrezaton kërkon liri
Zbret nga mali i armatosur me trimëri
Dushmani në ankth pyetet ç’po ndodh
Vërtetë është e tërë kjo.

Futet frika depërton paniku
Kërkojnë strehë dhe siguri
Struken dritat struken barbarët
E vërtetë është e tërë kjo.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024