TEKSTI ORIGJINAL

I dalur nga ferri, nisi fluturimin
mes skamjes, sketerres te gjente shpetimin
u lodh nga udhetimi, me nuk fluturoi
ne te shenjten toke, ne fund ai pushoi

e gjeti ate te rrethuar, qendronte harmonia
ai e urrente, urrente ceshte dashuria
te keqen e mbjelli, te keqe do korrte
gjeti shume shpejt, viktimen e pare te kesaj bote

u mpleks me te, i beri psikologji
nuk ishte perfekt, zbuloi difektet e tij
me ate rraport, filloi revulicionin
kush eshte me i keqi, ate do shpall kampionin

shume shpejt njeriu, u be pre e tij
fitonte pushtet, nga mekatet qe vijne
mekataret i dhane pushtet, i dhane mbreteri
si shperblim ua ktheu, te rrinin ne zi

njeriun e gjore, e kaploi zilia
me vete mbante smiren, si duhej dashuria
materializmin e kurorzoi, i fali pushtet
kush eshte me lakmues, ndryshe quhet mbret

harruam krijuesin, meshiruesin tone
kur harron dicka, dy here e mohon
ate qe mesuam, duhet ta dim
ajo qe mbjellim, ate do te korrim.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024