TEKSTI ORIGJINAL

Drenice je me xhamadan
thurur me plumba me gajtan
xhamadan te kuq ne gjak
nje flamur ne cdo oxhak

nji flamur per trimen Shote
tjetri afer i Azem Galices
edhe nje per Adem Jasharin
dere me dere n'kulla t'Drenices

Nji flamur per motren Xheve
tjetri afer per Fehmiun
Per Kosove jeten flijuan
Lirine Atdheut i dhuruan

Oj Drenice keshtjell me burra
gjaku yt po shkon si gurra
shkon si gurra e behet guri
gjaku juaj shkon tek Flamuri

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024