TEKSTI ORIGJINAL

Gjyshe gjyshe më trego edhe një herë
Ah, djali im oxhaku i shtëpisë
Nur-i i gjyshes kështjella e jetës
Jashtë bënte ftohtë akull borë e ngrica
Ti shtrirë në dysheme pran koftorit
Dita e tretë pak para muzgut
Hape sytë me shikjim përvëlues...

Ajo e përmalluar për buzëqeshjen tënde
Më puthi tmerrësisht dhe tha me zë dridhërak
Lokja ime e dashur kështjella e shtëpisë
Tameji hapi sytë lokja ime e dashur.

U ngritë si princesha e bukurisë
Zanë përrallash e fshatit tonë
Si flutura e tregimeve mesjetare
Hapi dritaren shkëlqeu qielli blu
Kokën lartë sytë e lodhur
Zoti im faleminderit tha...

Pastaj udhëtoi në lartësit e pakapshme qiellore
Kaloi urën e ngushtë të siratit
Në qetësinë e bekuar të parajsës
Në kopshet më të bukura të imagjinatës...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024