TEKSTI ORIGJINAL

Shkruar bukur dhe me stil
Shija si ajo e pranverës dhe dëshirës
Poeti simpatik si bora e parë
Gjendje shpirtërore gazmore
E tëra vetëm për lakmi.

Në pijetoren tymi si mjegulla e vjeshtës
Rrethuar me ndëgjues dhe të pirë
I veshur dhe në rolin gjysmë kryesor
Kishte poeti emisar i bukurisë.

Lexova poezin por pakëz kuptova
Sytë kah pija e zezë tha lexo përsëri
Lexova edhe dy herë
Edhe më pak kuptova.

Tensionuar me zë të ulët tha
Lexo në mes të rreshtave
Me syzat e mia të pastruara enkas për këtë
Asgjë vetëm zbrazëtira e bardhë.

Kërkova ndjesë i ofenduar
Më fal poet i Nderuar
Më duhet të shkojë
Ndërmjet murit të gjej daljen.

U buzëqesh me shije të idhët
U ngrit më ofroi kapelën time të lëkurës
Më përqafoi fortë më zë të irrituar
Unë kërkojë falje për shijen tëndë
Shumë përbuzës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024