TEKSTI ORIGJINAL

Më shtegto drejt diejve
Të përqafoj ylberin
Në kreshtat e pafund
Të shikjoj me sy shqiponjë.

Tek hapat e para të njerëzimit
Fiset e lashta Ilire
Luftëtarët Fisnik Kalorësit Bujar
Drejt ngjyrave madhështore kuq- zi.

Të takoj kaluarën
Ikonat e Penës Shqiptare
Të falenderohem kolosëve
Naimit Radës Fishtës Serembes…

Më shtegto
Ku gjynjëzohet madhështia e forces
Bukuria e imagjinatës mbërthen
Zhveshen të gjitha pyjet
Të vazhdoj tek fjalët e shkruara me epsh.


tyran spahiu
vargje poetike VI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024