TEKSTI ORIGJINAL

Ulur i fshehur pas dritares
Tinëzisht përcjelli rrugicën e pluhurosur
Më mbërthen dhimbja stomaku më tradhton
Jam i poshtëruar shpirti më loton.

Dera e pasme ofron shpëtim
Bredhi rrugëve bareve të qytetit
Lagur-sytë e gjakosur
Më tradhtojnë dridhërimat e shqyer.

Oborri i shtëpisë bari i njomë
Trupin e lënduar përqafojnë
Shtrihem-jeta-shpirti i dehur
Më kaplon buzëqeshja e ngrirë.

Morali e prerë shiu më vërsulet
Godet dhimbshëm vetëtima më gjynjëzon
Drita e shpresës errësira e ditës
Jam humbës në këtë tregim jetësor.

Dorëzohem valëve të tërbuara
Ndjenjat shkrihen në panik
Stuhitë pamëshirshëm më dhunojnë
Qetë udhëtoj rrugës pa kthim…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024