TEKSTI ORIGJINAL

Ç'është kjo errësirë në atdheun tim
Ç’bën i gjori shqyptar i mjerë
Ç‘ndodhë o ju zotëri e zonja
Ç‘prisni nuk dilni zot shtëpisë.

Mbledhur në fis e vilajet
Kanë kapur shtet e pushtet
Janë eturit e ethshmit
Kuvendojnë larg syve t’popullit.

Pse kjan veri e jug
Lindje e perëndim
Ç‘orientuar motër vëlla
Vuani nën kthetra... mesjetar.

Vlon zjarri han edan
Mbushet kupa e mërisë
Errësira dhe urejtja mbretërojnë
…qielli ngopet me mëkate .

Mos ktheni shpinën vatrës dhe pragut
Shqypes kanunit të Lekës
Ngrituni mbi aureolën e engjëjve
S‘bashku të ecim lavdisë së Pellazgëve.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024