TEKSTI ORIGJINAL

Ne u ngritëm të largojmë ujqërit
pa e kuptuar bafrën e tyre atje,
hijen që u ngrit dhe përfundoi në Atdhe.

Sot ndjekim ende ujqërit,
duke menduar baglladi
vetëm pak ka mbetur për të vazhduar
një art i vdekur në një vend që po vdes pa u ndi
ky është një njeri
në rrugën ku të shpie drejt në Kryeministri.

Nga Muzeu Kombëtar, Pallati i Kulturës,
nga udha ku ngrihen antenat e mesditës
ky njeri nuk ka rehati, shtrihet mbi një pllatme
pa ushqim dhe pa të ardhme.

Ai nuk ka fjalë për të recituar fjalimet e gjata.
Ai nuk është më njeri.
Ai kërkon të shesë shpirtin e tij,
ai kërkon të ikë në një vend pa kufi
ku intriga nuk ka shpërblim.

Patronët e tij mprehin shpatat e tyre në Parlament.
U bëjnë masazh syve. Dashnorë të artit të rallë
në rast se keni menduar se ku gjenden
mos kërkoni as legjendë, as përrallë
ndjekin këtë njeri në një natë pa hënë,
e shajnë me babë e nënë...

Nëse ndodh të ketë një shtrat ky fatkeq
ai do të duhet të bjerë në kurriz
ndryshe fatura e shpie në tjetrën jetë
me një gur tek koka apo një murriz
dhe shpirti i mbetet në shi. Kjo është shtëpia e tij,
strehimi i fundit i tij i brishtë. Të gjitha janë TI
vetëm mos jesh atje njeri.

Politikisht në atë ritëm ai zgjohet pa zë:
Ai vetëm mbyll sytë. Errësira bie mbi të.
Ky është njeriu i ujqërve pa kusht,
për të nuk duhet asnjë bust!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024