Teksti Origjinal

Në dritën e parë të agimit të hershëm
Vija në shtëpi i dehur
Më prisje me kafe
Të dhunoja me pasion
Bërtisja
Tregoja rrena të fabrikuara
Tentoja të të mashtroj
Por sytë e tua tregonin
Në heshtje shumë mosbesim.

Isha njeri i paepshëm
Lajkatar dhe mëkatar
Dyndja kafeve dhe bareve
Si endacak pa kurrizor.

Më urrej ti zonjë e shtëpisë
E çiltër dhe e pastër
Ndiej neveri me tërë qenien
Më urrej.

Jam bërë hi e pluhur
Para syve të tua blu
Fjalës tënde fisnike
Qëndrimit lojal.

Më urrej sot e nesër
Mos ndot gojën me mua
Oxhakun mos ma ofro
Zonja e shtratit tim.

Arsyetimet e pakuptimpta
Gënjeshtrat morbide
Sjellja frustruese
Ti tërë këtë nuk e meriton.

Më mbyll dhomën e gjumit
Më demasko
Më urrej
Por mos bjerë
Në nivelin tim.

tyran prizren spahiu

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020