TEKSTI ORIGJINAL

…shkëlqimi i argjendtë flakëron
Varka kajak çan ujin e gjelbërtë
Qetësia heshtja sfiduese
Sytë e kaftë me shikjojnë
Ngrohtësia ushqen kënaqësinë
Lëvizin tingujt e muzikës së muzgut
Horizonti i kuqërrem fton
Klithma joshëse magjeps
Zjarrta janë emocionet
Në këtë ditë të përkryer…

Papritmas
Shi-stuhia e fortë na zgjon
Lundërojm përmes gjetheve
Lagur ftohtin eshtrat ndiejnë
Këmbët e orkestruar
Na çojnë në kabinë dërrase
Heshtja mbretërore e pyllit
Jeta është e ndalur
Ndëgjohen cicërimat orkestrale
Aroma e flladit joshë
Nënë flakën e qirit
Siluetet e hijeve fundosen të shkrirë…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024