TEKSTI ORIGJINAL

Lumbardhi i egër vrullshëm gumëzhit
Vazhdon tatëpjetën me kërshëri
Uji i pastër si i burimit
Rrëshkjet në fytin tim plotë gjallëri.

U ula në mes të dy shkëmbinjëve
Rastisën në këndin e majtë bregor
Mbledhur argëtohen para shpezëve
Në ujin e akulltë bjeshkor.

Para ujëvareve derdhje e kristalt
Pulëbardhat mesdhetare tmerr-kënaqësi
Shijojnë ujin japin pejsazhit kontrast
Si gjarpëri lumi humbet në largësi.

Me kapelë të bardhë peshkatari në moshë
Ulur në karrigën e gurit
Hedh karremin e padukshëm
Në ujin e kthjellët të ftohtë .

Muzgu cingërron kah perëndimi i zjarrtë
Era malore ndjek
Mushkërit pyesin me zë të lartë
Ç ‘bëhet në këtë mrekulli...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024