Teksti Origjinal

Ishin kohët e errëta pasiguri
Varfëria frika të percjellnin
Nëntë muaj nga jeta yte e shtrenjtë
U dorëzove madhështisë me barrë.

Tani…je në mua në trungun tim
Si trup qiellor rron në kujtesë
Më mbërthen lumturia e pashoq
Uni im noton qetë në ujërat e jetës.

Mendimet më përqafojnë pandërprerë
Prezenca yte më mungon por ti je në mua
Them në vete nënë të të përqafoj
Ngrohtësia dashuria ndaj teje më begatojnë.

E çiltër vyer më pritje te dritarja
Bujaria yte është e gravuar në mua
I lodhur turpëruar tentoja të kërkoj falje
Por nënë e dashur ti më paraprije me buzëqeshje.

Atje lartë në parajsën e amshueshmërisë
Rrethuar me lule në majet firdeuz
E mallëngjyer kujton djalin tendë
Me dëshirë të vetme të takohemi në xhenet…

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019