TEKSTI ORIGJINAL

Dimër vonë ngricat trokasinë
Zymtësia e qëndisur në bregdet
Ulur në skaj të shtratit
Frika e heshtjes mu vërsul.

Brendësia e trupit kjan
Lotët në shpirtin tim vuajnë
Mundimi i të vjellurit gufon
Krusur frikësuar për ndihmë rrënkon.

Thua se
Shoh figurën në terrin e imagjinatës
Ofrohet më shikjon qetë
Ç’ ’ndodhë në trurin tim të gjorë
Është hiena apo fantazma mizore.

Dera hapet rrapëllima më mbërthen
Bërtas me zë të lartë frika shpërthen
O ju të panjohurë në vatrën time
Ju lutem jam virgjëresh në parajsë.

Vallë..ndëgjoni fjalët e vajzës së vetmuar
Largë nga prindërit shkuan në botën e amshuar
Ju përgjërohem përkulem o ju njerëz të mirë
Mos më sakatosni trupin e dëlirë.

Le të ndëgjojnë qiejt malet të gjëmojnë
Dielli të dridhet yjet të notojnë
Dera ime ofron miqësi dhe bujari
O ju të pabesë endacak të natës shtazari.

Papritmas qetësia më përqafoi
Pikët e rrezeve më shoqëruan
Stuhia vajti larg në stepe
Imagjinata e natës mposhti heshtjen …

tyran spahiu

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024