TEKSTI ORIGJINAL

Unë
I rritur në rrugët e shtruara
Kafenetë dhe bistrot e shumëzuara
Edukatë e fryer egoizmi
Turbulencë e ndjenjave besnike.

Jam
Larë në ujërat e mëkatit
Valët e detit më shoqëronin
Si stuhia e rërës së shkretëtirës
Frymoja erën e ndyrë
Hyre në shpellën time
Errësirë frikë tradhti.

Ti
Mendove por gabove
Do zbutish egon e gjynahqarit
Vargje do shkruhen për ty
Dielli do të buzëqesh
Në humnerë dhomën e fatit.

Tani
Fluturimthi u derdhën vitet e jetës
Joshja e së kaluarës u mposhtë
Mjegulla futet thellë në kujtime
Endesh e vetmuar
Rrugëve të arrnuara të jetës.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024