TEKSTI ORIGJINAL

Unë jam po ai qe dikur,
bashkë me ty isha çdo kund,
ne çdo cëpë, t'u bëra mikë, vëlla, e
shokë, ''shokë lufte' 'po, po ashtu ishte,
edhe në lufte unë isha ai qe te shpëtova
edhe frymën e fundit!

E sot jam? E-e kush jam? Jam një njeri me
plotë virtyte, ndjenja e ideale, me shpirte
e zemër për ty '' o atdhe''!
Jeta me fali shumë, me fali fëmije ne
familje, e po çka nuk me fali. !
Por ja qe kjo jeta me dha ''aq shumë, sa
ma zuri edhe ''gryken e frymës, e unë çka
mbeta? Kush mbeta?
Baba i shumë skamnorëve, i pastrehë, i
pashpresë, i thyer, i ndrydhure, e i
ngulfatur si është me keq.
Unë u bëra, ''HAMALL''.

''Hamall në mes te Kosovës, për të cilën
plagët nuk mu shëruan as sot, pas kaq shumë
vuajtjesh!
Tash vetëm tash po e ''kuptoi'
'se sa te lehta paskan qenë ato plagë
dikurshme!
E ti ku shkove? Më dole lartë, lartë mbi
kokë, nuk besoji te me shohësh me, mua
qe isha shoku yt i ''luftës''.
Unë qe edhe i plagosur, te barta mbi supet e mia atëherë
kur nuk kisha edhe aq shumë Pranvera!

Unë dikur ''vëllai i juaj, sa i dashur qe
isha, seq me vije te shpërthej'' në vaji''
apo, s'di si ta them?
''Burri nuk qanë, po cili është ai burrë
pashë zotin, jam unë ''burri' 'Apo je ti qe
vete aq lart, kur hynë në veturën tuaj s'të
shohë fare prapa xhamave te ''errëta
ashtu si jeta ime!
Po jeta jote athua si
dukët'' prapa xhamave''??

E unë jam kush jam? ''Hamall''!
Po e shkruaj me shkronja te vogla kësaj radhe se
jam'' shumë me i vogël nga ty!
Unë ''hamall në mes te Kosovës''!
''Për te cilën lashë edhe kockat''! Unë kam
edhe emër, por ma thonë, 'shkurt'HAMALL!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024