TEKSTI ORIGJINAL
Ethet e mundimit
Dë lëshojnë shtëllungje gjaku
Shpirti do rëndohet
Kjan qielli pa nda.
Deri kur
Do happen varre të reja
Për trupat e njomë bujarë
Që prehen në rininë e pa jetuar.
Deri kur
Në vatrën e shtëpisë dë jetojnë bonjakët
Nuset do veshen në të zeza
Vajtojnë nëna motra.
Deri kur
Errësira do mbuloj
Rininë e pajetuar
Kalamajtë do rriten në vetmin e mallkuar.
Deri kur
Fëmija vetëm mbi varrin e shenjtë
Do të thotë babë
Lotët e tyre do ujisin dheun.
Deri kur
Do presin nuset e reja
Krushqinë
Pa zotëriun e shtëpisë.
Deri kur
Egërsitë barbare
Mendjesëmurët
Do na sundojnë.
Deri kur
Na tregoni deri kur
Do derdhet gjaku i pastër shqiptari
Do jetojmë në pa drejtësi
Në këtë rrethinë të shëmtuar.