TEKSTI ORIGJINAL

Nga po shkon, kjo shoqëri?
Kush, për kënd, nuk do me ndie!
S'duam me pa tjetrin me sy.
E as zërin me ia n' di!

Te rijnë e të reja, plaku e plaka,
rrinë tanë ditën tuje be ''llajka''!
''thash e thamë, edhe shumë lajka!
tha: ''filani e kështu ''fis teku''
''ditë për ditë rritet hendeku''!

Telefoni e interneti,
shpejt do te ''rrahën në mes veti,
çka me i be këtij ''mileti''!

Fjalë e llafe vend pa vende,
''pakë me zi se ne ''kuvend''!
Askush kujt nuk i le ''rend!
Nuk di kush ''cili ka fjalën''!
Herë me ''ipkon herë me ''valën!

Kohë me parë, jo aq shumë vjet.
Fjala e kishë ''peshën e vetë''!
''gojë me gojë, nuk kishim rrjet''!
Flitej butë e me ''lezet''!
Kish ''afri, e shumë respekt.

Këto s'kemi si mos me i pa,
tash nuk flet ''motra me vëlla''!
Po nuk pati interes,
ta shlyen emrin ne varelës!

Muhabeti'' larg ka shkua''.
''vështirë e kemi me qëndrua!

Jo shumë larg, pakë kohë me parë
kem punua e s'jemi ndalë,
Çdokush n 'vend ku e'' lypte gara'',
në fabrikë, a neper ''ara''!
Pakë rendësi ''llafeve -lojës,
duhej ''nxjerrë bukën e gojës.

Tash e themi pa mërzi,
me punua ''s'ka llogari''!
Disa punë jo s'kanë si t 'falën,
kush se di se ku do ndalem!
Me këto ''rrjetet sociale''!

''Fatin kemi për pushime'',
kur po behën reduktime.
Po t'u kishim ''tetë me tetë?
''tetë ne punë tetë me fjete'',
Kish pushua dhe ''interneti''.
Pak me pak na ''kish ra rrjeti,
kishim ''folur ne mes veti''.
G 'zonë ''dashnia, vjen, respekti,
me u marrë ngrykë, ''fort me u
shtrëngua'',
''njëri tjetrin, mos me lëshua,
''veç e veç s'kemi ku me shkua,
për Evropë sa s'është bërë vonë,
as ajo, te ndamë s'na donë!
Pra, ky është shpëtimi jonë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024