Teksti Origjinal

Rrudhat e Ballit ma kujtojnë nënën,
secila në vete nga një dekadë
edhe si fëmijë e 'vrisja mendjen
veç ditë për ditë, e për çdo natë

Atëherë për jetën nuk flitej ndryshe
askush se thoshte as, t' vetmen fjalë,
e po kjo ''koha se sa me mbyste
pse, s’kisha forcë unë ketë me ndalë

E tash qe m 'duket sikur kuptova
sa paskam faji qe s'të dola zot
me ditë e vite, për ketë mendova
por për, të ndihmua se bëra dot

Tash qe jetojmë në kohëra tjera
sa do te doja te, te kem pranë,
atë qe s'dita, s'munda, se bëra
sa do ta bëja ,për ty o nanë!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019