Teksti Origjinal

-Pedagogut të madh, mësuesit të letërsisë - Mehmet Ciceron Shabanaj -

Tani mu kujtua kur nxënësit kishin hartim
Dhe unë nisë, shkruaj këtë vjershë,
E vehten ndjeva gjimnaziast,
Plot me ëndrrime, gaz e shpresë.

Kur komentonin ata Homerin,
Se Aleksandrin e Madhë temë patën,
Dikush zuri t`flasë me Akilin,
Një tjetër këtij dhe dorën i zgjatën.

Ç`mu kujtu tani pedagog Mehmeti
Dhe ajo temë që na u dha n`gjimnaz,
Ndaj Aleksander i Madhë n`këto çaste u bëra,
E çava detin me tallaz.

Se n`cilat brigje do t`përplasem,
Sot sigurisht atë s`e di,
Po që diku do të arrij,
Këtë e them me siguri.

Nuk pashë aq shumë vise si Aleksandri i Madhë,
Për sulme t`mia askënd s`ngrita peshë,
Unë një poet stuhishë mbeta
E jetën gëzoi si një murgeshë.

Porse pas natës mëngjesi vjen
E dita shpraz si kremtë fëmije,
Mbase në këmbë ajo më gjen,
Ose t`përplasur si zog stuhie.

…Derdhen mendimet tallaz-tallaz,
N`fletore hidhen mendime t`mëdha,
Ghithçka do jepja unë këtë çast
Veç që të isha sot si ata!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019