TEKSTI ORIGJINAL

...epshi i dashurisë mbërthen
Momentet e përjetësisë thërrasin
Ndëgjohet zëri i dashnorit që shpërthen
Fjalët e poetit nxisin.

Shtytësi i idealeve dhe ekstazës
Gërshetuar në shkronjat bardhë e zi
Shpalosin rrugën frymëzues
Idetë e poetit shpalosin vizion.

Korbët i zinj papandehur ngulfatin
Stuhitë kanë përqafuar
Ndëgjohen klithmat vuajtjet therin
Lartësitë hyjnore poetin kanë ftuar.

Janë çaste të vështira të virgjëreshës
Ndjenjat e zhgënjyer në mëshirën e fatit
Shtrati i zbrazët i kënaqësisë
Kërkon ngushëllim në fjalët e poetit.

Anija e jetës lundëron tej oqeaneve
Ushqyer me nostalgji dhe shpresë
Si urdhër-rrëfyes i ndjenjave
Shtrihet para vargjeve të poeteshës...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024