TEKSTI ORIGJINAL

Lindur pranë kroit quajtur Shadervan
Në atë qytet magjik Prizren
Pa i mbush pesëmbdhjetë ndjejat fituan
Edukatë mirësi virtyte këto ju mbërthyen.

Zëri i juaj shokëve miqëve jehon fortë
Brez pas brezi gjurmët keni lënë
Bisedohej në kafe bistro korzo shumë ngrohtë
Ju pakufi djelmosha dhe vashëza të forcës hënë.

Shoqëruar me Beatles Pink Floyd Zepelin
Shkritë dashurinë me hipi gjeneratë
Mbuluar me kënaqësi gëzuat rininë
E derdhët rrugëve të dijes arsimin përqafuat.

Retë e zeza heshtur zbarkuan
Ballë kësaj katrahure qëndruat stoik
Duruat çizmen e urrejtjes ju nënçmuan
Dolët fitues ky emër ju qëndron besnik.

Sinqeriteti çiltërsia natyrë e pastër njerëzore
Sot sërish në ju janë sublimuar virtyte të ëndrrave
Ju përcjellin virgjëria sjellja padjallëzore
Ti Tyran – Ju do jeni amblemë i çmuar i brezave.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024